Kam hequr dorë; nga klientë që duhet t’i bindim.

Picture of Written by

Written by

ZOE AGENCY

Description

Me kalimin e viteve kam kuptuar se jo çdo interes duhet të kthehet në bashkëpunim. Kjo nuk është arrogancë. Është qartësi.

Një agjenci dhe një klient mund ta pëlqejnë punën e njëri-tjetrit dhe përsëri të mos jenë partnerët e duhur. Mund të mos kenë të njëjtat pritshmëri, të njëjtin ritëm ose të njëjtin kuptim për atë që kërkon puna kreative.

Dhe nuk ka asgjë të keqe këtu.

Propozimi nuk është audicion i pafundëm.

Sigurisht që një klient duhet të bëjë pyetje. GJITHMONË. Duhet të kuptojë çfarë përfshihet në shërbim, si do të zhvillohet puna, çfarë pritet prej tij dhe çfarë përgjegjësie merr agjencia.

Por ka një ndryshim mes një procesi të shëndetshëm vlerësimi dhe kërkesës që agjencia të provojë veten pa fund përpara se bashkëpunimi të ketë filluar. Kur një klient kërkon ide të plota, koncepte, strategji dhe zgjidhje konkrete vetëm për të vendosur nëse do të punojë me ne, ai nuk po kërkon më qartësi. Po kërkon që puna të fillojë përpara marrëveshjes.

Klienti i duhur nuk është ai që bie dakord me gjithçka. As ai qe i duhet sa më shpejt.

Nuk kërkoj klientë që thonë “po” për çdo propozim. Kërkoj klientë që janë të hapur ndaj ekspertizës dhe që dinë të zhvillojnë një diskutim me argumente. Një marrëdhënie e mirë nuk ndërtohet mbi bindje të verbër. Ndërtohet kur secila palë respekton rolin e tjetrës.

As ai qe i duhet sa më shpejt.

Urgjencat ekzistojnë. Çdo agjenci që punon realisht me biznese e di këtë. Ka momente kur duhet të reagojmë shpejt, të ndryshojmë një plan ose të zgjidhim një situatë të paparashikuar. Por kur çdo kërkesë është urgjente, nuk kemi më të bëjmë me fleksibilitet. Kemi të bëjmë me mungesë planifikimi. Dhe mungesa planifikimit, dëmton cdo klient që respekton kohën, oraret dhe formën e punës.

Çfarë ndodh kur klienti e nxiton vazhdimisht procesin? Në fillim mund të duket sikur thjesht po fitohet kohë. Në praktikë, krijohen më shumë korrigjime, vendime më pak të menduara, konfuzion në ekip dhe një rezultat që askush nuk e ndien plotësisht të vetin. Ironikisht, nxitimi i vazhdueshëm shpesh e ngadalëson punën. Sepse- do ketë gjithmonë korrigjime përsëri.

Të thuash “jo” mbron edhe klientin. Kije parasysh.

Ka raste kur themi se një afat nuk është realist. Ndonëse mund t’jua realizojmë.
Ka raste kur nuk rekomandojmë një ide, edhe nëse mund ta realizojmë.
Dhe ka bashkëpunime që zgjedhim të mos i fillojmë ose ti ndërpresim pas muajit të parë.

Një “po” e thënë vetëm për të marrë projektin mund të krijojë një problem më të madh më vonë.
Një “jo” e argumentuar në fillim mbron standardin e agjencisë, investimin e klientit dhe marrëdhënien mes të dyja palëve.
Ka raste që “jo” do të humbasë klient. Është okay.

Me kohën kupton, se orët e zgjatura janë burn out i vërtetë. Deadlinet e afruara, vetëm sjellin kaos. On-boarding ka rëndësi. Planifikimi dhe ekzekutimi duhet të ketë aprovim ose jo. Mbi të gjitha kupton se, klienti që beson në atë që ofron, arrin të dëgjojë e të besojë shërbimin.

E.

FB
IN