Pse ZOE është një agjenci boutique dhe çfarë do të thotë kjo për ne?

Picture of Written by

Written by

ZOE AGENCY

Description

ZOE nuk u ndërtua për t’u bërë agjencia më e madhe në numër. U ndërtua për të qenë agjencia e duhur për bizneset me të cilat zgjedhim të punojmë.

Për mua, të jesh një agjenci boutique nuk ka të bëjë me madhësinë e zyrës, numrin e njerëzve në ekip apo sasinë e klientëve në një prezantim. Ka të bëjë me afërsinë ndaj çdo projekti, me kujdesin për detajet dhe me aftësinë për të mos e trajtuar një markë si një emër tjetër në kalendarin e postimeve.

Në ZOE nuk besojmë te zgjidhjet e gatshme. Nuk kemi një formulë që kopjohet nga një biznes te tjetri dhe nuk e ndërtojmë çdo bashkëpunim rreth një pakete standarde. Ka klientë që kanë nevojë për menaxhim të rrjeteve sociale dhe prodhim të vazhdueshëm të materialeve. Ka të tjerë që kanë nevojë për strategji, drejtim kreativ, fushata dhe një botë të plotë komunikimi.

Boutique nuk do të thotë “e vogël”.

Fjala “boutique” shpesh keqkuptohet. Për ne, ajo nuk përshkruan kufizim. Përshkruan përzgjedhje.

Do të thotë të mos marrim përsipër më shumë sesa mund të realizojmë me standardin tonë. Do të thotë që strategjia nuk largohet nga procesi sapo firmoset kontrata. Do të thotë që drejtimi kreativ nuk është vetëm një faqe e bukur në prezantim, por vazhdon të ndiqet në realizimin e kontentit, video, dizajn, tekst dhe publikim.

Një agjenci mund të prodhojë shumë. Pyetja është nëse ajo që prodhon ka mendim pas saj. Dhe ne fakt, kemi numëruar rreth shumë klient në këto vite, që kanë bashkëpunuar me ne, që në fillimet tona.

Disa pika që i besoj fort:

Një feed estetik nuk është domosdoshmërisht një komunikim i mirë.
Një video që ndjek një trend nuk është domosdoshmërisht e duhura për markën.
Dhe më shumë postime nuk do të thotë automatikisht më shumë rezultat.

Çdo markë ka nevojë për një nivel të ndryshëm përfshirjeje.

Jo çdo klient ka nevojë për një fushatë të re çdo muaj. Jo çdo biznes ka nevojë për një transformim të plotë. Ndonjëherë, ajo që nevojitet është vazhdimësi, organizim dhe një standard i qëndrueshëm në komunikim. Herë të tjera, duhet të ndërtojmë një drejtim të ri nga fillimi.

Ne nuk përpiqemi t’i shesim çdo klienti gjithçka. Përpiqemi të kuptojmë se cili nivel pune krijon vlerë për të. Ky është ndryshimi mes një shërbimi të listuar dhe një bashkëpunimi të menduar.

Marrëdhënia është pjesë e rezultatit! Pikë.

Puna kreative nuk zhvillohet në izolim. Ajo kërkon informacion, besim, diskutim dhe hapësirë për të marrë vendimet e duhura. Klientët tanë më të mirë nuk janë ata që thonë “po” për çdo gjë. Janë ata që dinë të zhvillojnë një diskutim, që na japin kontekst dhe që na besojnë të bëjmë punën për të cilën na kanë zgjedhur.

Dëshira ka qënë që ZOE të rritet në ekspertizë, në cilësinë e projekteve dhe në ndikimin që krijon për bizneset. Jo thjesht në volum.

Dëshira ka qënë që puna jonë të njihet jo vetëm nga pamja, por nga qartësia e mendimit pas saj. Të kemi kurajën të themi kur diçka nuk i shërben një marke. Të ruajmë standardin edhe kur rruga më e shpejtë duket më e lehtë.

Për mua, kjo është filozofia e një agjencie boutique: më pak automatizëm, më shumë vëmendje; më pak zhurmë, më shumë drejtim; më pak punë që thjesht publikohet, më shumë punë që lë gjurmë.
Falenderuese për këdo që ka vite që beson tek ne, falenderuese ndaj kujtdo që ka bashkëpunuar me ne e kujtdo që duke na besuar biznesin e tij, na ka evidentuar problematikat dhe na ka ndihmuar të përmirësohemi.

Kjo fushë, do përmirësim të vazhdueshëm e bashkëpunim.

Mirënjohëse,
E.

FB
IN